|
Ka
perfunduar vizita qė delegacioni I qytetit tonė , I prirė nga Kryetari Dr.
Pal Lekaj I bėri gjatė ditėve tė kaluara Shqipėrisė . Gjatė kėtyre ditėve ,
delegacioni gjakovar ka pasur takime me Kryeministrin e Shqipėrisė Dr. Sali
Berisha , kryeparlamentaren Jozefina Topalli , Trashegimtarin e fronit
Mbretror Leka Zogu , Kryebashkiakun e Tiranes Edi Rama si dhe takime tjera
mjaft frytdhėnese. Delegacioni ynė do tė kthehet sot nė Gjakovė pėr tu
pregatitur pėr shpalljen e festen e Pavarėsisė.
Njė
takim mjaft I rėndėsishėm qė pati delegacioni ynė , ishte ai me
Kryeministrin Sali Berisha , I cili porositi tė gjithė qytetarėt e Kosoves
qė tė jene sa mė tė permbajtur nė festimin e dites sė madhe tė pavarėsisė.
Po ashtu Kryeministri Berisha premtoi Udhėheqėsit gjakovar , se Qeverija
shqiptare do tė investojė nė infrastrukturė rrugore , gjegjsisht nė
koridorin Shkodėr Fierz , I cili koridor do ta lidhė Gjakoven me pjesen
Veri Perendimore tė Shqipėrisė .
Ėshtė
bėrė dje prezantimi publik i Statutit tė komunes sė Gjakoves. Me kėtė rast
paraqytetarėve tė interesuar , Statuti I ri I Komunes u bė publik nga
Kryetari I Komisionit pėr hartimin e Statutit Ali Selimaj , I cili nė menyrė
tė detajuar spjegoi para qytetarėve ndryshimet e kėtij statuti nga ai
paraprak. Ai ka spjeguar se me statutin e ri nuk do tė ket mė kryeshef
ekzekutiv dhe as nėnkryetar tė Komunes , por do tė ketė vetėm Zėvendes
Kryesues tė kuvendit. Poashtu me kėtė statut tė ri ėshtė vendosur qė si
gjuhė e dytė zyrtare tė jetė edhe gjuha serbe.
Pėr
shkak tė mospermbushjes sė kriterit pėr pjesmarrjen pakicave , ėshtė ri
shpallur edhe njė herė konkursi pėr Drejtor tė Administrates dhe Personelit.
Nė kėtė konkurs kishin kandiduar 7 persona , prej tė cilėve kishte pasur
edhe femra , mirėpo nė kėtė konkurs nuk kishte pasur asnjė pjestar tė
pakicave jo shiptare , gjė qė kishte bėrė anulimin dhe rishpalljen e
konkursit pėt kėtė post.
Jo
zyrtarisht mėsohet se Ministrija e Arsimit ka vendosur qė javen e ardhshme
tė mos ketė proces mėsimor nė tė gjitha shkollat e Kosoves. Ky vendim I
ministrisė ka ardhur pas vendimit tė Shpalljes sė Pavarėsisė qė pritet tė
ndodhė tė Dielen me 17 tė kėtij Muaji . Ky vendim I ministritė ende nuk
ėshtė bėrė zyrtar , mirėpo besohet se sot do tė zyrtarizohet nė media. |